Aktualitet

Largimi me dhunë i Lilës nga stadiumi – Basha: Shqipëria s’do të kthehet sërish në diktaturë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:03 - 19/11/20 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas skandalit me ish-futbollistin e Kombëtares, Andi Lila.






Ai u dëbua me urdhër politik nga Stadiumi i Kavajës, dhe Basha deklaron se kjo sjellje duhet të marrë fund.


“Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrificia dhe nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë”, – shkruan Basha teksa bën me dije se reagimi i tij vjen fill pas një telefonate me Andi Lilën.







Postimi i Lulzim Bashës në “Facebook”:



Kjo është e turpshme dhe kriminale!



Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media.

Lexo edhe :  Përballë Berishës, koha që Basha të bëjë betejën e jetës!

Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë!

Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë.

 

LEXO EDHE:

“Je kundërshtar politik” – Andi Lila nuk lejohet të xhirojë në stadiumin ku është rritur

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas