Moderatorja Albana Osmani ka konfirmuar në një farë mënyre se largimi i saj pas 15 viteve nga Top Channel ka qenë për shkak të pakënaqësive të shumta dhe se së shpejti do ta shohim në një tjetër ekran televiziv. Në një bashkëbisedim në rrjetin social “Instagram” me ndjekësit e saj, pyetjes se njërit prej tyre, se përse ditën e djeshme nuk ishte në koncertin e Digitalb, Albana iu përgjigj kështu:
“I uroj shume suksese. Histori e shkruar. Platform që mblodhi bashkë gjithë shqiptarët. Gëzohem që isha një dritë e llambës së madhe që foli shqip kudo. Suksese më tej! Unë qëndroj në statusin më të lartë në botë. Jam fëmijë i Perendisë së gjallë. Atij i jam mirënjohës për talentet, dhuratat dhe mundësitë për të realizuar çdo ëndërr timen me punë, energji dhe gëzim. Personalisht ne pëlqejmë shumë sfidat ndaj jam gjithmonë gati për gjëra të bukura. Ka kaq shumë përpara dhe jam e lumtur!”
Ndërsa pyetjes se kur do ta shikojmë në televizion, ajo iu përgjigj: “Po shqyrtoj propozimet dhe ato që kam propozuar. Do ketë surpriza”.