Të mërkurën personeli u pa duke hequr mobiljet nga zyra e tij. Këshilltari i presidentit Peter Navarro, po shkonte në drejtim të makinës me një fotografi të Trump, gjatë një takimi me presidentin e Kinës Xi Jin Ping.
Por Presidenti Donald Trump duket se nuk do të jetë i vetmi që do përballet me pasojat që la sulmi në Capitol Hill, në ditët e para të janarit. Dhoma e avokatëve ka njoftuar se do i heqë licensën Rudi Giulianit, ndërsa profesori i së Drejtës në universitetin Chapman të Kalifornisë John Eastman, një nga folësit në tubim po përballet me presionin e largimit nga puna, i kërkuar nga stafi akdemik, por edhe studentët e universitetit që janë ngritur në protestë.
Trump nga ana e tij është shprehur i zhgënjyer nga puna e Giulianit, dhe ka urdhëruar stafin e ngushtë të mos paguajë tarifat e tij si avokat, që shkojnë në 20 mijë dollarë dita. Trump është shprehur se do paguajë personalisht vetëm shpenzimet e bëra nga Giuliani për seancat gjyqësore.
Ai është gjithnjë e më i izoluar dhe i keqardhur që bashkëpuntorët e tij të ngushtë hezitojnë t’a mbrojnë publikisht. Korrespondentja e CNN në Shtëpinë e Bardhë, Pamela Brown do shprehej:
“Burime nga Shtëpia e Bardhë më thanë se Presidenti është i keqardhur nga bashkëpunëtorët e tij. Ai ndjehet gjithnjë e më izoluar brenda shtëpisë së bardhë. Është i dëshpëruar se askush nuk po e mbron publikisht. Edhe mbrojtësit më të zjarrtë të tij në këto vite, thonë se për atë që ndodhi faji është krejtësisht i tij ”, thotë Brown.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku I New York-ut Bill de Blasio njoftoi të mërkurën se ky qytet do të anullonte të gjitha kontratat e lidhura me kompaninë e tij, në një vlerë prej 17 milionë dollarë.
Etiketa: Donald Trump, Pamela Brown, Shtëpia e Bardhë, sulmet ne Capitol Hill