Aktualitet

Largohet nga “Hell’s Kitchen” Renato Mekolli, ja kush e zëvendëson








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:03 - 05/12/19 |
mapo.al

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli është larguar nga emisioni i gatimit “Hell’s Kitchen Albania 2”. Përballë konkurrentëve, këtë javë do të shfaqet një shef i ri, i cili ka gatuar për yllin e futbollit Cristiano Ronaldo. Bëhet fjalë për kuzhinerin Alsi Sinanaj.


Lajmi është komunikuar nga vetë producentja e emisionit, Zefina Hasani. “Se mendoja asnjëherë se do të ndodhte kështu, por ja që ndodhi. Renato u largua për arsyet e tij dhe ne duhet të vazhdonim me një tjetër shef. Faleminderit Alsi Sinanaj që pranove të vish nga Athina në një kohë rekord. #showmustgoon”-ka shkruar Hasani në “Facebook”.  Për herë të fundit, Renato Mekolli u shfaq krah konkurrentëve në fshatin Bubq,  për t’i dërguar ushqim familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.


“Nuk e mendoja të ishte aq i thjeshtë ndaj njerëzve që e rrethuan ato ditë në hotelin ku unë shërbej. Ishte i interesuar të dinte me shumë për Shqipërinë, sepse kishte dëgjuar vetëm për futbollin dhe shpesh mendonte se ishte tjetër Shqipëria dhe tjetër Albania. Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim. Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu. Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time, ia dhashë me vete”- kështu është shprehur Alsi në një intervistë për takimin e tij me Ronaldon.




Etiketa: , ,

Pas