Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli nuk do të jetë më pjesë e “Hell’s Kitchen”. Lajmi u komunikua dje nga producentja e emisionit të gatimit, Zefina Hasani, përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruante se Mekolli është larguar nga formati televiziv për arsye personale.
Nuk ka munguar një reagim nga ana e Renato Mekollit. “Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet…Fund…”-ka shkruar shefi i kuzhinës, duke lënë të kuptohet se ndoshta do ta shohim në një tjetër projekt.
Por, Renato nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka publikuar gjithashtu një fragment nga kënga e Flor Mumajesit “Plas”. “S’kena me u pa më bashkë”-lexohet në postimin e dytë të Renatos.
Risjellim në vëmendje se konkurrentët e emisionit të gatimit “Hell’s Kitchen” do të mësojnë tashmë nga kuzhinieri Alsi Sinanaj, i cili është epiketuar nga hera si shqiptari që ka gatuar për yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.
Lexo edhe:
Largohet nga “Hell’s Kitchen” Renato Mekolli, ja kush e zëvendëson