Aktualitet

Largohet nga Shqipëria ambasadori britanik, Duncan Norman














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:37 - 10/09/20 |
mapo.al

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman, do të mbyllë vitin e ardhshëm misionin e tij në Shqipëri. Ai ka bërë publik emrin e pasardhësit të tij.






Mësohet se ambasadori i ardhshëm britanik në Tiranë do të jetë Alastair King-Smith, i cili pritet ta marrë detyrën duke nisur nga shtatori i vitit 2021.


“Jam i kënaqur që Alastair King-Smith është emëruar si pasardhësi im nga shtatori 2021. Alastair është një diplomat me shumë përvojë dhe shumë i aftë, i cili do të ketë një sukses të madh kur të fillojë pas një viti. Ndërkohë Alastair po mëson shqip”, shkruan Norman në Twitter.







Norman, i cili mban edhe titullin MBE (Member of the British Empire) ishte protagonist, bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim, dhe atë të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, në marrëveshjen e 5 qershorit arritur mes qeverisë dhe opozitës, çka solli rikthimin e opozitës në institucione.

Në njoftimin e qeverisë britanik nuk specifikohet se ku do të transferohet zoti Norman, ndërsa King-Smith do të marrë detyrën në shtator të vitit 2021.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas