ShowBizz

Largohet nga Top Channel, Ledion Liço hap televizion të ri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:24 - 11/04/19 |
mapo.al

Ledion Liço është shkëputur plotësisht nga Top Channel. Sipas “Icon Style”, moderatori nuk mban më prej kohësh asnjë post në administratën e Topit pasi po punon për ngritjen dhe zhvillimin e një televizioni kushtuar argëtimit dhe muzikës shqiptare.


Mësohet se ky kanal i posaçëm muzikor mban emrin “Melody Tv” dhe se është pjesë e “Digitalb” dhe “Top Media”. Ikja e Ledionit nga prezantimi i spektaklit “The Voice”, i cili gati identifikohej me prezencën e tij, paska patur si arsye nga pas pikërisht “Melody Tv”.



Rikujtojmë se Ledion Liço është bashkëshorti i trashëgimtares së dytë të Top Medias, Sara Hoxha, me të cilën ka një djalë që e kanë pagëzuar me emrin London.



Etiketa: , ,

Pas