Arsene Wenger të dielën i ka dhënë fund aventurës së tij me Arsenalin pas 22 vitesh në drejtimin e këtij klubi. Si pasojë francezi do të jetë trajner i lirë dhe për të ka jo pak skuadra të interesuara.
“Besoj se nuk do të marr një punë tjetër në Angli. Në këtë moment, nëse do të dëshiroja të punoja, do të largohesha nga Anglia sepse qëndrimi im këtu më duket sikur po i bëj padrejtësi Arsenalit.”
68-vjeçari më pas shtoi se do të mundohet të mos krijojë te njerëzit as përshtypjen më të vogël se ai ka tradhtuar klubin.