Aktualitet

Largohet përgjithnjë nga Topi? Arbana Osmani sqaron njëherë e mirë






               Publikuar në : 20:57 - 20/05/19 |
mapo.al

Moderatorja e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani publikoi pak orë më parë një foto në të cilën shkruante “Ditët e fundit në Top”, duke krijuar kështu dyshime të forta se do të largohej përgjithnjë nga Top Channel. Kjo ide u përforcua edhe për shkak të debatit të disa muajve më parë me drejtorin e televizionit Ben Blushi, ndonëse arsyet nuk u morën vesh kurrë.


E megjithatë Arbana e ka mohuar largimin e saj nga Topi. Teksa një ndjekës e ka pyetur nëse do të rikthehet sërish, ajo i është përgjigjur “patjetër”. Ndërsa një tjetër ndjekës, i cili e ka marrë për të mirëqenë largimin e saj, nuk ka ngurruar ta ironizojë.

“Nga do ikësh, turp për Top Channel të të largojë ty! Por e kam thënë unë; të ishte Blushi njeri pozitiv, e kishte mbajt Rama në PS. Por është negativ, se ti je e para te Topi”-i ka shkruar ndjekësi. “Mondi paska bo film”- ka komentuar më tej Arbana, duke lënë kështu të kuptohet se po largohet me fundin e sezonit televiziv dhe jo përgjithmonë.

 

View this post on Instagram

 

Ditet e fundit ne Top, tired but happy.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas