Noizy vazhdon dhe mbetet njëri prej reperëve më të ndjekur dhe më të pëlqyer në trojet shqiptare. Që në fëmijëri atij i është dashur të shkojë në Londër, vendi në të cilin është përballur me shumë sfida, një ndër to dhe me racizmin.
Në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ka treguar se kur ka qenë në Angli, disa moshatarë i kërkuan të largohen nga tavolina pasi ishte refugjat.
“Kam ikur në Angli në moshën dhjetë vjeç. Mbaj mend diçka që nuk e harroj kurrë. Në Shqipëri jemi mësuar duke ecur përkrah me shokët dhe t’i ndajmë gjërat së bashku. Vazhdova shkollën në Angli, dita e parë që mbaruam katër klasat dhe vazhdoi pushimi i gjatë shkova tek salla ku hamë bukë, mora ushqimin dhe shkova tek tavolina. Pashë disa çuna me ngjyrë të bardhë dhe thoja me vete këta janë si puna jonë. Kur jam ulur aty më thanë çohu nga tavolina. Unë i thashë pse sepse ti je refugjat dhe nuk e vend këtu thanë, shko gjeje diku vend tjetër. Atë ditë nuk kam ngrënë bukë dhe kam qarë. Atë ditë kam kuptuar sa e vështirë është të përdorin racizëm kundër një fëmijë”, ka thënë Noizy.
Reperi veç tjerash ka dhënë edhe një mesazh për luftën ndaj racizmit.
“Lufta nuk është bardhë dhe njerëz me ngjyrë, por kundër njerëzve që janë racista dhe është gjëja më e poshtër që mund t’i bësh një personi”, vazhdoi më tej Noizy.