Edi Rama gjatë një takimi me studentët sot në Vlorë, ka sqaruar vonesat për fluturimet e Air Albania. Kryeministri tha se janë disa projekte që kërkojnë shumë kohë, dhe solli shembullin e Air Albania. “Sot është nënshkruar marrëveshja financiare e kompanisë”, tha Rama, duke shpjeguar se pas kësaj vjen certifikimi, njohja prej organizmave kompetentë, dhe më pas është faza e aplikimit për licensën.
Ndërkohë, sipas ekspertëve të fushës, të gjitha këto faza që përmendi Rama sot, mund të marrin shumë muaj, deri në disa vite. Ndërsa, në shtatorin e vitit të kaluar, Kryeministri në një ceremoni me shumë solemnitet në Aeroportin e Rinasit, u shpreh se brenda 2019 do të bëhej e mundur që të dërgohej avioni i pagëzuar si Imzot Noli, në USA, teksa do ishte mbaruar puna me Lasgushin e Stambollit e Migjenin e Europës.
Pak ditë më parë, Gazeta Mapo zbuloi se në Rinas mbërriti Lasgushi, në një fluturim pa shpjegime edhe sot e kësaj dite prej autoriteteve. Pas një jave, Kryeministri dha një farë sqarimi sot gjatë takimit me studentët në Vlorë./Gazeta Mapo/
Lexo edhe: