Aktualitet

“Last Coffee” – Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 45-vjeçari në Durrrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 21/05/21 |
mapo.al

Sokol Satani 45-vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” është arrestuar nga Policia, këtë të premte






Arrestimi i 45-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Pizës/Itali e ka dënuar me 9 vite burg, si dhe autoritetet gjyqësore në Bari/Itali kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.


Sipas policisë Satani dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali.







Sakaq Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



Njoftimi i Policisë



Finalizohet operacioni policor “Last Coffee”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Lexo edhe :  Arrestohet i treti i atentatit mafioz ndaj "Dodës", si u ekzekutua ish-polici

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Coffee”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në një kafene në lagjen nr. 16, Durrës, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Sokol Tatani (Isteri), 45 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pizës/Itali e ka dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe autoritetet gjyqësore në Bari/Itali kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.

Ky shtetas dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

1


Etiketa: ,

Pas