Aktualitet

Lautaro e Lukaku dëfrehen në “San Siro”, Ibra “ruan zërin” për Sanremon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:06 - 21/02/21 |
mapo.al

Skenën e “San Siros” e rrëmben dyshja Lautaro-Lukaku, Zlatan Ibrahimovicit i mbetet të provojë talentin në Sanremo.





Zikaltrit mposhtin thellë 3-0 rivalët e titullit dhe shkëputën 4 pikë nga rivalët ndërqytetas në krye të klasifikimit.


Derbi i Madoninnas u vendos nga sulmi shpërthyer i Interit, Lautaro-Lukaku, që i shkaktoi humbjen e dytë radhazi “djallit”, diçka që ndodh për herë të parë në këtë kampionat.





Vetë shifrat tregojnë dominimin e skuadrës së Antonio Contes, që e nisi vrullshëm takimin duke e zhbllokuar që në minutën e pestë me Lautaron, që e pati të lehtë të mposhtte me kokë Donnarumman.



Merita kryesore shkon për Lukakun, që i dha një asist perfekt argjentinasit, pasi shpërtheu bukur nga e djathta, duke nxjerrë jashtë loje në dyluftim Romagnolin.


Zikaltrit dominuan gjatë fraksionit të parë, të cilin e mbyllen me një rast të Skriniarit, që nuk pati saktësinë e duhur me kokë.

Lexo edhe :  Seria A- Interi, matematikisht kampion, 5 skuadra vijojnë luftën për Champions

Milani u shfaq i frikshëm në fillim të pjesës së dytë, me Donnarumman që u mohoi golin Tonalit dhe Ibrahimovicit, por gjithçka u bë edhe më e vështirë për kuqezinjtë, kur Lautaro relizoi të dytin personal, i asistuar me mjeshtëri nga Brozovic, pas një aksioni model.

Donnarumma reagoi bukur në të 63-tën ndaj goditjes së Lukakut, por nuk mundi të bënte asgjë pak çaste me vonë, kur sulmuesi belg, pas një depërtimi të fuqishëm e goditi topin në shtyllën e parë, duke nxjerrë jashtë loje portierin kuqi.

Me rezultatin 3-0 ndeshje ishte praktikisht e mbyllur. Interi tërhoq në gjysmëfushën e tij, për të manaxhuar lojën, duke mos harxhuar shumë energji.

Me katër pikë më shumë se “Djalli” dhe i përqendruar totalisht në Serinë A, Interi “vrapon” me siguri drejt titullit kampion që i mungon prej 11 vjetësh./SuperSport.al/

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas