Mbrojtësi i Kroacisë Vida nuk është ndëshkuar nga FIFA, kështu që do të jetë i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale përballë Anglisë.
FIFA nisi një hetim për mbrojtësin, pasi pas fitores përballë Rusisë në një video në rrjetet sociale ai shfaqej duke u shprehur ‘Lavdi Ukrainës’.
Pas ndeshjes ai u shpreh në një intervistë se: ‘Në futboll nuk ka politikë. Ishte shaka për miqtë e mi nga Dinamo e Kievit’.
Ndërsa FIFA ka vendosur vetëm që ta paralajmërojë për sjelljen.