Sport

Lazio dhuron spektakël, ndalet Atalanta, Empoli feston pa Veselin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:23 - 17/03/19 |
ro ot

Lazio dhuroi spektakël duke mposhtur Parmën me “poker” golash. Me një ndeshje më pak, ekipi i Tomas Strakoshës prek zonën euro dhe i ushtron presion nga pranë rivalëve të tyre të përjetshëm, Romës. Marusic kaloi kryeqytetasit në avantazh në minutën e 22-të ndërsa më pas ishte Luis Alberto ai që dhuroi show me një dopjetë personale. Në fundin e pjesës së parë Lulic kompletoi pokerin e golave.



Lazio
Strakosha

Fundjava perfekte për Lazion u prish në minutën e 77-të me Sprocatin që shënoi golin e nderit për Parmën. Në përfundim të ndeshjes Strakosha nuk mori notë pasi ishte thjeshtë një spektatorë, i pa fajshëm në golin e pësuar.




Gjimshiti

Atalanta humbet dy pike shumë të rëndësishme në garën e tyre për të siguruar një vend në europë teksa nuk shkuan me shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Chievos. Titullarë dhe 90 minuta në fushë për bergamaskët ishte Berat Gjimshiti ndërsa Berisha u la sërish në stol nga trajneri Gasperini. Meggorini kalo Chievon në avantazh në minutën e 32-të ndërsa Ilicic riktheu baraspeshën në minutën e 55-të.



Një fitore shumë të rëndësishme në garën e tyre për mbijetesë siguroi Empoli teksa mposhtën Frosinonen 2-1. Nuk u preferua asnjë minutë në këtë takim Frederik Veseli.


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas