Aktualitet

Lazio gjunjëzon Interin dhe vërshon drejt Juventusit (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:47 - 16/02/20 |
mapo.al

Mbrëmje magjike për Lazion, që triumfon ndaj Interit me përmbysje dhe merr vendin e dytë. Fitore 2-1 për të besuarit e Inzaghit dhe ajo që e bën më të ëmbël këtë tre pikësh është mënyra se si erdhi, pasi lacialët e mbyllën në disavantazh pjesën e parë.


Milinkovic-Savic dha shkëndijën e parë, teksa pas 9 minutash tronditi traversën e Inter, ndërsa zikaltrit nga ana e tyre reaguan në minutën e 44-të me Ashley Young. Goditje perfekte e anglezit që shkund rrjetën, duke festuar golin e parë me Interin.



Pjesa e dytë nis ndryshe, me një Lazio shumë të karikuar. Pesë minuta nga nisja e fraksionit të dytë, Inter “fal” një penallti. Padelli dhe Skriniar ngatërrohen mes tyre, ndërsa De Vrij pengon Immobilen dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime. 11-metërsh për Lazion, me Immobilen që e godet vetë dhe shënon.


Barazimi i jep akoma më shumë besim Lazios dhe në minutën e 71-të vjen përmbysja e madhe. Milinkovic-Savic ndëshkon Padellin dhe çmend në festë tifozët e tij. Inter më pas hidhet i gjithi në sulm, por nuk arrin të konkretizojë asnjë nga rastet.

Fitore epike për Lazion, që merr vendin e dytë dhe është -1 pikë nga Juventusi. Inter zbret i treti, me 2 pikë më pak se bardhekaltrit dhe 3 më pak se bardhezinjtë.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Etiketa: ,

Pas