Klubi italian i Lazios, ku drejtor është ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare, ka bërë një goditje të madhe në këtë afat kalimtar veror.
Lazio ka arritur të sigurojë shërbimet e talentit 16-vjeçar, Luke Romero.
Ai cilësohet si Lionel Messi, pasi është nga Argjentina dhe ka stilin e njëjtë të lojës me yllin e Barcelonës.
Romero shihet si e ardhmja e klubit nga kryeqyteti i Italisë.
👍🏻 Visite mediche in @ClinicaPaideia per Luka Romero! #CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/ix2YVkijag
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 19, 2021