Aktualitet

Lazio me 7 jetë, sërish fitore me përmbysje ndaj Torinos





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:47 - 30/06/20 |
mapo.al

Lazio ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Torinos në transfertë.


Ekipi lacial fitoi 1-2 me përmbysje rezultati, pasi takimi nisi shumë keq për të besuarit e Simone Inzaghit.


Vendasit shënuan që në minutën e 4′ me Belottin. Sulmuesi mposhti Strakoshën nga penalltia.


Ishte Ciro Immobile që i dhuroi penallti sepse një top e goditi në dorë brenda zonës. Golashënuesi e shlyu gabimin e tij në pjesën e dytë.


 

Ai barazoi rezultatin në minutën e 48′. Immobile mori një pasim të mirë nga Luis Alberto dhe nuk gaboi për 1-1. Gjuajtja e tij ishte e saktë dhe mposhti portierin kundërshtar. Sulmet e njëpasnjëshme të lacialëve u shpërblyen në minutën e 73′ kur Parolo gjeti golin me një goditje të fortë e një rrëmuje në zonë për 1-2.

Lazio vazhdon ndjekjen e Juves që do të luajë sot në transfertë kundër Genoas. Kryeqytetasit kanë 68 pikë, me një distancë prej 7 pikësh momentalisht me Interin e vendit të tretë dhe 1 pikë larg Juventusit të vendit të parë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas