Sport

Lazio me hap kampioni, kalon Napolin pas gafës së Ospinës (VIDEO)





               Publikuar në : 21:07 - 11/01/20 |
mapo.al

Lazio konfirmohet si ekipi kryesor që mund të rrezikojë Juventusin dhe Interin. Ekipi lacial fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Napolit. Skuadra e Simone Inzaghi vazhdon rrugën e fitoreve me Strakoshën që mposhti Hysajn në derbin e shqiptarëve. Të dy lojtarët tanë ishin për 90 minuta në fushën e lojës.


Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa dukej se në barazim do të mbyllej dhe pjesa e dytë. Skuadrat ishin shumë të kujdeshme dhe rastet e shënimit mungonin. Duhej të vinte minuta e 82′ që sfida të zhbllokohej në mënyrë të papritur.



Portieri i Napolit, Ospina, e mban topin më shumë se duhet dhe nën presionin e Ciro Immobiles e humb. Ky i fundit nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur. Rrjeta e sulmuesit vendosi dhe takimin ndërmjet Lazios dhe Napolit.


Lazio ndodhet në vendin e 3-të me 42 pikë, 3 më pak se Interi dhe Juventusi në krye të klasifikimit.


Etiketa:

Pas