Aktualitet

LDK del nga koalicioni me VV, Vjosa Osmani: Unë isha kundër mocionit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:00 - 18/03/20 |
mapo.al

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij njoftoi të mërkurën mbrëma se kanë vendosur të iniciojnë mocion votëbesimi për Qeverinë Kurti.  Gjithsesi, zëvendëskryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë qenë kundër.


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës është shprehur:


“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti.”


Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, pas vendimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti që të shkarkojë Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.


Sipas Mustafës, arsyeja kryesore ka qenë  mos-heqja e tarifës 100 për qind ashtu siç kanë kërkuar SHBA-të. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje në këtë kohë kur po luftohet me koronavirusin.


Etiketa:

Pas