Aktualitet

LDK paralajmëron nisjen e mocionit për rrëzimin e qeverisë në Kosovë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:22 - 20/05/19 |
mapo.al

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se gjatë kësaj jave do të takohet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti, për të diskutuar për veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Në një status në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se do të diskutohen veprimet e përbashkëta që do të merren për përmbysjen e koalicionit PAN.


“Miq të nderuar, gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, ka shkruar në Facebook, Isa Mustafa.Bota sot






Etiketa: ,

Pas