Kronika

“Le lene” kërkon të pajtojë familjen shqiptare me italianin që i vrau djalin, babai: Duam dëmshpërblim




               Publikuar në : 11:44 - 11/02/19 |
mapo.al

A është Kanuni një “Kod” i sjelljes në disa zona të Shqipërisë që siguron vetëm hakmarrje apo mund të kthehet edhe në falje? Luigi Pelazza e shpjegon këtë duke treguar rastin e familjes Sicignano. Francesco Sicignano vrau një grabitës shqiptar, i cili kishte hyrë në shtëpinë e tij gjatë natës. Ai nuk e dinte se duhej të përballej me hakmarrjen e Kanunit, një kod i tmerrshëm dhe arkaik që ekziston ende sot në pjesë të Shqipërisë, siç tregoi Luigi Pelazza në hulumtimin e tij më 27 janar 2019. Sipas këtij ligji mesjetar, gjaku duhet të lahet me gjak. Vetëm ndërhyrja e një ndërmjetësi ndonjëherë mund të ndryshojë fatin.


“Unë do të doja që Françesku të betohej që do të tregojë të vërtetën para Perëndisë, në mënyrë që unë të mund ta tregoj tek familja e djalit të vrarë, nën përgjegjësinë time”, i tha ndërmjetësuesi. Sicignano tregoi se çfarë ndodhi atë natë, sepse prindërit e djalit mendonin se atë natë në mes të 19 dhe 20 tetorit 2015, Francesco e qëlloi djalin e tyre teka ishte duke ecur në rrugë. Por provat e grumbulluara e kundërshtuan këtë version.

Gjergj Gjoni (djali shqiptar që mbeti i vrarë) me dy bashkëpunëtorë hynë në shtëpinë e Sicignano për të vjedhur. Francesco dëgjoi zhurma dhe u ngrit i armatosur. Kur ai hyri në kuzhinë, i befasuar nga hajdutët, qëlloi me armë. Njëri nga vjedhësit ndërroi jetë në vend, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij arritën të largohen. 22 vjeçari shqiptar, i vdekur në vend, ishte i maskuar, ndërsa në duar mbante doreza të bardha, sigurisht me qëllim që të mos lërë shenjat e gishtërinjve.

“Unë besoj se këtë njeri, familja duhet të falte edhe para funeralit”, tha ndërmjetësi në fund të tregimit. “Në këtë rast Kanuni thotë se ka një shans për të falur. Babai i djalit të vrarë mund të dëshirojë të takohet me Francescon, për këtë arsye, duhet të shkojmë në Shqipëri. Nëse vini me mua, do të jeni nën përgjegjësinë time dhe asgjë nuk do t’ju ndodhë derisa të ktheheni në shtëpi. Sepse në qoftë se diçka ndodh me ju, unë do të çnderohem“.

Francesco nuk pranoi të vinte, kështu që ndërmjetësi u nis i vetëm në Shqipëri dhe u takua me prindërit me qëllim që t’iu shpjegojë atyre të vërtetën. “Ne nuk e besojmë atë që ka thënë ai, historia është krejt ndryshe, nuk e ndryshojmë mendjen”, u përgjigjën prindërit. “Nëse vrasësi i djalit tonë vjen këtu për të folur me ne, atij nuk do t’i ndodhë asgjë”.

Në këtë situatë, Francesco do të tregonte të njëjtin version. Pra, çfarë do të ndodhte me të?Familja e viktyimës kërkon dëmshpërblim nga italiani për ta falur atë. Në të kundërt, babai i Gjergj Gjonit thotë se ai do të veprojë sipas parashkimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit. “Mund të flasim derisa të arrijmë një marrëveshje, nëse nuk e gjejmë, nuk garantoj për sigurinë e tij”, përgjigjet babai i tij. “Po e lejoj të vijë këtu, por nëse Francesco nuk vjen për të më dhënë paratë që do tia kërkoj automatikisht, ai nuk do të ketë faljen time dhe do të jetë gjithashtu fajtor për këtë vepër penale. Dhe unë nuk do të kem një, por dy gjakmarrje“.

Përgjigja ishte e hidhur,pasi sipas ligjit kanunor, atij (babait të djalit) i lejohej të vriste jo një, por edhe një anëtar të dytë të familjes. Një nga kushërinjtë e djalit të vrarë shtoi se: “Nëse do të vinte me policinë do të ishim të çnderuar, sepse vendi do të na përçmonte”. “Nëse ai nuk e pranon, hakmarrja do të vazhdojë”, tha ai duke ikur.

Në një situatë të tillë, “Le Iene” shkoi të fliste me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë: “Ky fenomen nuk ekziston. Hakmarrja e gjakut është një shpikje e disa shoqatave që dëshirojnë të pasurohen përmes fondeve dhe donacioneve”. Por si mund të jepet ky shpjegim, kur nga statistikat e marra, shkruan media italiane, në vitin 2016 janë regjistruar 12 të vdekur, mes të cilëve edhe katër fëmijë.

Prestigjiozja italiane “Le Iene”, përmes gazetarit më të vjetër të saj, Luigi Pelazza, ka sjellë në vëmendje ditën e djeshme, një fenomen shqiptar. Bëhet fjalë për “Kanunin”, ndryshe përmbledhja e ligjeve të trashëguara në mënyrë gojore, që mbronte interesat e klasave, por, i mbështetur në tërësinë e normave të së drejtës zakonore. Një ndër ligjet më famëkeqe të Kanunit është hakmarrja (gjakmarrja), fenomen i cili vazhdon të mbajë sot e kësaj dite familje të ngujuara, kryesisht në zonat e thella të veriut. Pavarësisht civilizimit, nëse në Shqipëri ndodh një vrasje me paramendim, apo edhe gabimisht, paçka se ligji vepron, duke dënuar vrasësin apo duke zbardhur shkaqet e ngjarjes, dënimi zakonor qarkullon.

Kështu “Le Iene“, duke iu referuar rastit të një shtetasi italian, i cili në tetor të 2015-ës qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij një shqiptar, pasi, sipas dëshmisë së tij, ky i fundit po i grabiste shtëpinë, ka çuar në përballjen e italianit me kodin zakonor shqiptar. Vdekja e menjëhershme e 22-vjeçarit, lajmërimi i familjes më pas, mospranimi i realitetit nga ana e tyre, ka bërë që mes Francesco Sicignanos (autorit të krimit) dhe familjes së Gjergjit (kështu citohet emri i shqiptarit brenda në shkrimin e “Le Iene”), të futet ndërmjetësi, ashtu siç e do zakoni (parashikimi në Kanun).

Pasi ndërmjetësi ka marrë dëshminë, duke e cilësuar si të vërtetë, i ka kërkuar Francesco-s të udhëtojnë së bashku për në Shqipëri, në mënyrë që të bisedojë me familjen e djalit, sepse ishte e vetmja mënyrë për të bërë të mundur faljen. Ky i fundit nuk ka pranuar dhe në Shqipëri ka ardhur i vetëm ndërmjetësi. Prindërit, nën mosprezencën e autorit që vrau djalin e tyre, nuk e kanë falur, ndërsa një nga kushërinjtë është shprehur se nuk ka falje nëse ai nuk vjen. Tronditëse do të ishte përgjigja përfundimtare e babait të 22-vjeçarit, i cili ka theksuar se mosardhja e Francesco-s, nënkupton të drejtën e tij për të vrarë jo një, por dy anëtarë të familjes Sicignano.

I gjendur përballë një situate të tillë, në 27 janar të këtij viti, dëshmitari ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm, thuhet në prestigjiozen italiane, nga i cili, lidhur me gjakmarrjen, ka marrë përgjigjen se ky fenomen nuk ekziston, por është sajesë e disa grupeve interesi, të cilët synojnë të përfitojnë, qoftë edhe vlera monetare nga akte të tilla.

Mirëpo një deklaratë e tillë e Ministrit të Brendshëm nuk ka krijuar siguri tek italiani, çka ka çuar në ngritjen e një pikëpyetjeje të madhe. Nëse ministri u shpreh në këtë mënyrë”, shkruan “Le Iene”, atëherë si është e mundur që për shkak të këtij fenomeni vetëm në vitin 2016 janë kryer 12 vrasje, mes të cilëve edhe 4 fëmijë.

LA FAMIGLIA CONDANNATA A MORTE

Il Kanun, il codice medievale albanese del “sangue per sangue” prevede solo vendetta? Non perdetevi il nuovo servizio di Luigi Pelazza stasera a Le Iene, dalle 21.10 su Italia1. Clicca qui per i dettagli ➡ https://bit.ly/2SEsIKd

Opublikowany przez Le Iene Niedziela, 10 lutego 2019

Shkrimi i plotë i Le Iene, përkthyer në shqip nga Mapo
A është kanuni një “Kod” i sjelljes në disa zona të Shqipërisë që siguron vetëm hakmarrje apo mund të kthehet edhe në falje? Luigi Pelazza e shpjegon këtë duke treguar rastin e familjes Sicignano
Francesco Sicignano vrau një grabitës shqiptar, i cili kishte hyrë në shtëpinë e tij gjatë natës. Ai nuk e dinte se duhej të përballej me hakmarrjen e kanunit, një kod i tmerrshëm dhe arkaik që ekziston ende sot në pjesë të Shqipërisë, siç tregoi Luigi Pelazza në hulumtimin e tij më 27 janar 2019. Sipas këtij ligji mesjetar, gjaku duhet të lahet me gjak. Vetëm ndërhyrja e një ndërmjetësi ndonjëherë mund të ndryshojë fatin.

“Unë do të doja që Françesku të betohej që do të tregojë të vërtetën para Perëndisë, në mënyrë që unë të mund ta tregoj tek familja e djalit të vrarë, nën përgjegjësinë time”, i tha ndërmjetësuesi. Sicignano tregoi se çfarë ndodhi atë natë, sepse prindërit e djalit mendonin se atë natë në mes të 19 dhe 20 tetorit 2015, Francesco e qëlloi djalin e tyre teka ishte duke ecur në rrugë. Por provat e grumbulluara e kundërshtuan këtë version.

Gjergji (djali shqiptar që mbeti i vrarë) me dy bashkëpunëtorë hynë në shtëpinë e Sicignano për të vjedhur. Francesco dëgjoi zhurma dhe u ngrit i armatosur. Kur ai hyri në kuzhinë, i befasuar nga hajdutët, qëlloi me armë. Njëri nga vjedhsëit ndërroi jetë në vend, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij arritën të largohen. 22 vjeccari shqiptar, i vdekur në vend, ishte i maskuar, ndërsa në duar mbante doreza të bardha, sigurisht me qëllim që të mos lërë shenjat e gishtërinjve. “Unë besoj se këtë njeri, familja duhet të falte edhe para funeralit“, tha ndërmjetësi në fund të tregimit. “Në këtë rast Kanuni thotë se ka një shans për të falur. Babai i djalit të vrarë mund të dëshirojë të takohet me Francescon, për këtë arye, duhet të shkojmë në Shqipëri. Nëse vini me mua, do të jeni nën përgjegjësinë time dhe asgjë nuk do t’ju ndodhë derisa të ktheheni në shtëpi. Sepse në qoftë se diçka ndodh me ju, unë do të çnderohem”.

Francesco nuk pranoi të vinte, kështu që ndërmjetësi u nis i vetëm në Shqipëri dhe u takua me prindërit me qëllim që tiu shpjegojë atyre të vërtetën. “Ne nuk e besojmë atë që ka thënë ai, historia është krejt ndryshe, nuk e ndryshojmë mendjen”, u përgjigjën prindërit. “Nëse vrasësi i djalit tonë vjen këtu për të folur me ne, atij nuk do t’i ndodhë asgjë”.

Në këtë situatë, Francesco do të tregonte të njëjtin version. Pra, çfarë do të ndodhte me të? “Mund të flasim derisa të arrijmë një marrëveshje, nëse nuk e gjejmë, nuk garantoj për sigurinë e tij”, përgjigjet babai i tij. “Po e lejoj të vijë këtu, por nëse Francesco nuk vjen për të më dhënë paratë që do t’ia kërkoj automatikisht, ai nuk do të ketë faljen time dhe do të jetë gjithashtu fajtor për këtë vepër penale. Dhe unë nuk do të kem një, por dy gjakmarrje”.

Përgjigja ishte e hidhur,pasi sipas ligjit kanunor, atij (babait të djalit) i lejohej të vriste jo një, por edhe një anëtar të dytë të familjes. Një nga kushërinjtë e djalit të vrarë shtoi se: “Nëse do të vinte me policinë do të ishim të çnderuar, sepse vendi do të na përçmonte”. “Nëse ai nuk e pranon, hakmarrja do të vazhdojë“, tha ai duke ikur.

Në një situatë të tillë, “Le Iene” shkoi të fliste me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë: “Ky fenomen nuk ekziston. Hakmarrja e gjakut është një shpikje e disa shoqatave që dëshirojnë të pasurohen përmes fondeve dhe donacioneve”. Por si mund të jepet ky shpjegim, kur nga statistikat e marra, shkruan media italiane, në vitin 2016 janë regjistruar 12 të vdekur, mes të cilëve edhe katër fëmijë.

/Gazeta Mapo/


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas