‘Le Lyrial’ është kryqëzori superluksoz i grupit francez ‘Ponant’, i cili ka hedhur spirancën në portin e Sarandës dhe brenda të cilit ka hipur si pasagjer edhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë, i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij, Linda, rreth orës 18:00 ka hipur në bordin e kroçerës ‘Le Lyrial’, e cila kishte ardhur në Sarandë mëngjesin e sotëm.
Në bordin e anijes luksoze mësohet se ndodheshin rreth 180 administratorë të famshëm kroçerash të ndryshme, të cilët vizituan sot Sarandën dhe Butrintin.
“Mapo.al” ju sjell pamje të pa treguara më parë nga mjediset e brendëshme dhe superluksoze të kësaj anije./Mapo.al/