Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe opozitari më i fortë i Kremlinit, Alexei Navalny, i cili aktualisht ndodhet në burg, i kanë bërë thirrje francezëve të votojnë për Emmanuel Macron.
Kujtojmë që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të zhvillohen të dielën.
“Unë kam marrëdhënie me Emmanuel Macron dhe nuk do të doja t’i humbja ato”, tha Zelensky në një intervistë, duke marrë parasysh gjithashtu se për Kievin Marine Le Pen është ‘non grata’ që nga viti 2017 për shkak të disa deklaratave në të cilat ajo mbrojti aneksimi i Krimesë nga Rusia.
Nga ana tjetër, Alexey Navalny ka shkruar një mesazh nga burgu.
“I bëj thirrje pa dyshim dhe pa asnjë hezitim francezëve që të votojnë Emmanuel Macron më 24 prill”.