Të them të vërtetën, logorreja banale e një spikeri televiziv të pak ditëve më parë më shqetëson deri në një farë mase. Tek e fundit, secili nga ne e zgjedh vetë kartvizitën etiko-kulturore që shpërndan. E kështu ka syresh që zgjedhin logorrenë si kartvizitë. Zgjedhja e tyre! Skandali është përgjegjësi e autorit.
Të them të vërtetën ajo që më shqetëson, madje më ngjeth, është numri i madh i “share” që i bëhet linkut të kësaj logorreje. Madje e bëjnë “share” më shumë ata që e neverisin se ata që janë dakord. Zgjedhin të kallxojnë neverinë duke bërë “share” vetë neverinë!
Ore a jeni në vete?!
A nuk e mendoni se kështu keni zgjedhur të njëjtën kartvizitë etiko-kulturore edhe ju? Dhe a nuk e mendoni se padashje po dëmtoni rëndë edhe shoqërinë, se po e mësoni me skandalin, thjesht duke ia stërparaqitur si skandal?! Dhe me kujtohet thënia e një individi krejt eksentrik si poeti Charles Baudelaire: Skandali i vërtetë për një shoqëri është kur asgjë nuk përbën më skandal!
Ndaleni pra dorën dhe hovin, dhe mos na shtyni drejt nivelit të skandalit të vërtetë! Vlen me qenë dritë, jo pasqyrë e hijes!
Të dielë të mbarë!
Në linkun e mëposhtëm mund të shihni skandalin e Arjan Çanit ndaj Erion Velisë:
http://www.mapo.al/2016/01/video-shperthen-cani-plehra-vemja-e-shemtuar-une-fshi-b-po-kujt-i-thote
Po lejet per 11 parkingjet ne qender a perbejne skandal per ty shoqja rilindase? Apo hyn tek 11 perfituesit?
O ledi po ti qenke rro.t ka….ri sic te thot k/droga jote ne parlament .Nuk kini surrat ju aleanca e krimineleve e perverseve qe te gjykoni askend ,aq me teper canin !
Do shperblehesh si familje per kete koment Znj. Shamku.Kuptohet qe burri yt do lepije ndonje llokme nga punet e Vilajet Qyrkut.
Nuk eshte ne krye te qeverise qendrore e te Tiranes Arian Cani o ledi Shamku !
Nje gazetar eshte e nuk e ka ne dore te qeverise edhe emisionin e tij ne Klan.
Gjuhen e ndyre e banale vertete qe nuk duhet ta degjojme nga askush qe mer persiper te beje njeriun publik, por edhe nese ndonje “ledi”, nuk ja vret syrin shefi i partise se saj qe del ne publik me hallatet jashte, apo qe nga tribuna e parlamentit nxjerr nga goja felliqesira qe do ja kishin zili edhe rrugacet, edhe kjo “ledi” , jo me qe nuk e ka te drejten morale qe ti pervishet ndonje gazetari, por e ben veten tabele qitje nga qytetaret.