Poetja dhe pedagogia e Universitetit Europian të Tiranës dhe njëkohësisht dhe anëtarja e jurisë së Çmimit Kadare Ledia Dushi, ishte e ftuar në emisionin e gazetarit Mustafa Nano Provokacija.
Ajo foli për debatin që është ngritur rreth këtij çmimi dhe iu përgjigj disa pyetjeve që janë ngritur javët e shkuara për mënyrën se si organizohet ky eveniment në letërsinë shqipe.
Çmimi Kadare është i rëndësishëm u shpreh poetja Ledia Dushi, jo vetëm për shumën që akordohet, e cila është më e madhja nga të gjitha çmimet e tjera letrare por është një nisëm krejtësisht private, që vjen nga Insituti Europian Pashko i cili është një institut krejtësish i pavarur.
“Një mjedis ku kryefjala është politika, ky çmim për më më tepër që mban emrin e shkrimatri më të madhë shqiptar Ismail Kadare, dhe për shumën që akordohet që janë 10 mijë euro, dhe vetë fomrën se si promovohet është më tepër se mjaftueshëm”,- shtoi pedagogia e UET.
Në lidhje me emërtimin e këtkij çmimi Ledia Dushi theksoi se ka pritshmëri shumë të larta rreth fituesit dhe veprës së tij apo saj.
“Sa i përket emërtimit të këtij çmimi i cili është quajtur “Çmimi Kadare” mendoj se ka të bëjë me dy çështje. Së pari, ka të bëj me pritshmërinë, pasi pristshmëritë janë tepër të lartë. Çka do të thot kjo: Fituest e çmimit e justifikojnë me veprën e tyre këtë çmim me një emër kaq të madh.
Pavarësisht të gjithave, kandidatët apo vetë fituesit jo domosdoshmërisht duhet të jenë në lartësinë e veprës së Kadaresë, por duhet të ketë patjetër diçka të veçantë. Ky çmim akordohet prej 4 vitesh nga Instituti Europian Pashko, dhe si çdo çmim që jepet jo vetëm këtu në Shqipëri, ka debate dhe shumë mirë që ka debat. Po të marrim një nga një fituesit që nga Rudolf Marku, që përveç Çmimit Kadare fitoi edhe një çmim tjetër në panair si një nga autorët më të mirë.
Shkëlqim Çela përfaqësonte në një farë mënyre autorët e diasporës. Musa Ramadani, një shkrimtar i Shqipërisë tjetër, një shqiptar nga Kosova, që është shumë i njohur. Së fundmi Virgjil Muçi rikonfirmon veten edhe si shkrues i mirë por edhe si posedues i mirë të shkruarit letërsi, por edhe si intelektual. Këto veçori nuk ishin të vetmet avantazhe për të fituar Çmimin Kadare, por janë vlersuar nga juria edhe për stilin dhe mesazhin e fortë që kanë dhënë në veprat e tyre fituese” u shpreh Ledia Dushi në cilësinë e anëtares së jurisë.
Pyetjes nga gazetari Mustafa Nano se cila ishte vaçantia e romanit fitues të Çmimit Kadare 2018 Piramida e Shpirtrave nga Virgjil Muçi, poetesha dhe pedagogia UET që njëkohësisht ishte dhe anëtare e jurisë së këgtij çmimi shpjegon se ky roman është një vepër i shkruar mirë në konceptin estetik të fjalës por edhe si posedues i krijmtarisë së shkrimtarisë por edhe si intelektual tha Dushi./Mapo.al/
eh mi Ledia ,
ishin interesante viten 90 –
kur ne sapo kishim dal europes
dhe takoheshim me shqiptare ashtu rastesishte ,
ne ne ndonji Klub Poetik si ai “Iris” ku Francezja simpatike
dehej ne krahet e shqiptarit dhe femrat poete shqiptare ,
kerkonin nji stacion qendrimi neper europe .
Rinia ishte mjaft e talentuar ateher ,
shfaqur premtuese edhe ne Austri ,por il destino befason
jeta mori nji tjeter rrjedh
dhe ja sot , pram corbes kadare .