Kryesore

Ledina Mandija: Nga 2018-2019, juridiku në UET diplomë 5-vjeçare, praktikë me lektorë vetëm nga magjistratë me vetting







               Publikuar në : 12:02 - 23/09/18 |
mapo.al

Reforma në sistemin e drejtësisë është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet vendi ynë. Kjo reformë do të krijojë hapësirën ku shumë studentë në të ardhmen do të japin kontributin e tyre dhe të bëhen pjesë e këtij sistemi që pritet t’i rikthejë besimin qytetarëve.
Drejtuesja e Departamentit të Shkencave Juridike në UET, Ledina Mandija, deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” të drejtuar nga Arjan Çani, se UET ofron një diplomë të integruar 5-vjeçare, me një staf akademik të trajnuar jashtë, por edhe një karrierë nga profesionistë, avokatë,gjyqtarë që do të fillojnë të japin kontributin e tyre për të formuar studentët. “Studentët e Juridikut janë të parët në lëndët përkatëse ku zhvillojnë me pedagogët përkatës tema të tilla diskutimi, madje ne së shpejti do të fillojmë të organziojmë ëorkshope, forume për të diskutuar në lidhje me procesin. Një ligj në momentin kur bëhet nuk dihet se sa i mirë është, por në momentin që fillon dhe implementohet do të kuptohet se sa i mirë është. Ne po e shohim si proces dhe do të tregojë dhe koha se sa efektivë ishin këto ligje dhe sa e mirë ishte kjo reformë. UET ofron një diplomë të integruar 5-vjeçare e cila është një kërkesë sipas ligjit. Ofron një staf akademik të trajnuar jashtë, por edhe në Shqipëri, ofron një karrierë nga profesionistë, avokatë,gjyqtarë që do të fillojnë të japin kontributin e tyre për të formuar studentët në të ardhmen të cilët do t’i bashkohen sistemit të drejtësisë”, tha Mandija.
Drejtuesja e Departamentit të Shkencave Juridike në UET theksoi se falë cilësisë dhe standardit të arritur, UET ka vite që nxjerr breza juristësh dhe ka realizuar aspiratën që të kishte edhe magjistratë.
“Kjo reformë në drejtësi do të krijojë hapësirën ku shumë studentë në të ardhmen të japin kontributin e tyre dhe të bëhen pjesë e këtij sistemi të drejtësisë. UET ka vite që nxjerr breza juristësh dhe ka realizuar atë aspiratën që të kishte edhe magjistratë. Kjo vjen si rezultat i një cilësie të një shkolle juridike. Kjo vjen falë kontributit të pedagogëve ndër vite në Universitetin Europian të Tiranës, të cilët janë persona shumë të nderuar, pedagogë të diplomuar në Shqipëri, por edhe në universitete europiane. Pretendojmë që të çojmë cilësinë më lart. Në qoftë se në vitin ’92 nuk kishte juristë të formuar me formim europian, pretendojmë të ngrejmë një shkollë të drejtësisë në nivelin europian. Ka breza të shkolluar jashtë që japin kontributin sot në UET. Studentët në UET kërkojnë cilësinë dhe cilësia kërkon pikërisht edhe kontributin e atyre që quhen jurist profesionistë me integritet”, sqaroi Mandija, teksa shton se e ardhmja e asaj që quhet staf akademik në UET është jo vetëm doktrina, por edhe pjesëmarrja e praktikës në universitet. “Magjistratë me integritet do të bashkohen në UET për të dhënë kontributin e tyre në formimin e brezave të rinj”.
Mandija vlerëson se të gjithë shqiptarët dëshirojnë një standard të ri drejtësia dhe një proces të ndershëm. Ndaj, ajo vlerëson nevojën për rikthimin në akedemi dhe dhënien e kontributit për edukimin e brezave të rinj në universitet.
“Mendoj se drejtësia nuk duhet të ishte këtu, megjithatë kemi përkrahur një reformë drejtësie, por kuptohet sipas një standardi ndërkombëtar, sipas një standardi europian duke pasur në konsideratë që sot Shqipëria është e anëtarësuar në shumë organizata ndërombëtare. Në këtë kuadër, mendoj se rikthimi në akademi dhe dhënia e kontributit për edukimin e brezave të rinj ne univeristet, në ambiente akademike, pikërisht në kuptimin kur po bëhet një reformë e madhe në drejtësi të cilën e dëshirojnë të gjithë shqiptarët sipas një standardi ku duhet të ketë një drejtësi dhe një process të ndershëm, është shumë e rëndësishme”, u shrpeh Drejtuesja e Departamentit të Shkencave Juridike në UET, Ledina Mandija.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas