Ledri Vula është prej kohësh në një lidhje me një vajzë të quajtur Sara Hoxha, e cila nuk i përket fushës së artit.
Edhe pse janë bashkë prej disa kohësh, Ledri dhe Sara e bënë lidhjen publike vetëm pak javë më parë.
Tani, asnjëri prej tyre nuk rezervohet më për të shprehur ndjenjat publikisht. Shumë i veçantë ishte urimi i Ledrit për ditëlindjen e Sarës, kur këngëtari tregoi anën romantike që nuk ia njohim.
Mirëpo, duket se çifti i ka marrë gjërat shumë seriozisht dhe do të zgjerojë familjen. Përflitet se Sara është shtatzënë, madje edhe se bebi që do të vijë në jetë është një vajzë.
Nuk dihet sa të vërteta janë këto lajme, por kjo foto që ka postuar Sara po i bën të gjithë të mendojnë ajo është në pritje të ëmbël. Barku duket paksa i rrumbullakosur në shkrepjen e postuar në Instastory-n e saj.
As Ledri dhe as Sara nuk i kanë pohuar ende lajmet, por as nuk i kanë mohuar…