Aktualitet

Ledri Vula publikon albumin e ri muzikor/ Ja këngët që ka përzgjedhur reperi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:29 - 13/03/20 |
mapo.al

Ledri Vula vendosi të publikojë më herët albumin e tij të ri muzikor. Albumi do të dilte më 10 prill, mirëpo Ledri e ka publikuar mbrëmë në mesnatë. Në postimin e tij në “ Instagram” Ledri shkruan se shumë shpejt do të jetojmë normalisht.


Ky album do të dilte në datën 10 prill. Kam vendosur ta publikoj sonte.Në kohën kur krejt jemi të detyruar të qendrojmë në shtëpi, të kujdesemi për veten dhe të afërmit, albumi 10/10 , i cili ka qendruar me mua për shumë kohë, mendoj që tani e tutje duhet të qendrojë me ju.Vjen koha që ne shumë shpejt do të kthehemi në jetët tona normale, vjen koha që ne do të shihemi e përqafohemi shumë shpejt si gjithnjë. 10/10 Out 00:00″, shkruan reperi.


“10/10” përmban gjithsej 15 këngë, ku katër nga to janë në bashkëpunim si: “Ha ha ha” ft. Vig Poppa, “Gjiganta” ft. Mc Kresha, “100” ft. Lyrical Son & Singullar, “Bizzy Bizzy” ft. Gjiko dhe Represent ft. Lumi B & Dj Floë.

Ndërsa këngët tjera solo janë “10/10”, “Prej inati”, “Kanye”, “Trëndafil i zi”, “100”, “IDK”, “Unë luj mas teje”, “Mos harro me marr frymë”, “Piano Rap”, “History” dhe “Alien”.

Dy nga këto projekte janë publikuar edhe me videoklipe si “Piano Rap” dhe “Prej inati”.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas