Aktualitet

Leeds United rikthehet në Premier League pas 16 vitesh








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:47 - 18/07/20 |
mapo.al

Leeds United do të rikthehet në sezonin e ardhshëm në Ligën Premier, pas 16 vitesh.


Kjo erdhi pasi West Brom ka pësuar humbje ndaj Huddersfield, që i bie se skuadra e Marcelo Bielsas e ka fituar ngjitjen në elitë automatikisht.


Klubi i Leeds ka pritur për 16 vite dhe shpesh ka qenë afër dhe tani ata janë në Ligën Premier.


Fitorja e Leeds nga 1-0 ndaj Barnsley të enjten, i detyronte WBA-në që të shënonte fitore dhe të merrte tre pikë, por humbja e tyre dje dhe verdiktin e fundit.


Forma e tyre ka qenë e shkëlqyer gjatë 11 muajve të fundit, duke grumbulluar 87 pikë pas 44 ndeshjeve.


Që nga ndeshja e fundit e Leeds në Ligën Premier, 1-0 ndaj Chelsea në vitin 2004, kanë qenë 28 klube të ndryshme që kanë arritur promovimin në nivelin e parë.

Në nga ajo periudhë, Leeds kanë luajtur 734 ndeshje në ligat tjera, ku aty kanë luajtur 268 lojtarë dhe klubi ka ndërruar 15 trajnerë.


Etiketa: , ,

Pas