Aktualitet

Lefter Koka jep dorëheqjen nga mandati i deputetit në Durrës, kush e zëvëndëson














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:00 - 01/09/21 |
mapo.al

9 ditë para sesionit të ri parlamentar një tjetër deputet i zgjedhur nga 25 prilli i shtohet listës së të larguarve në radhët e socialistëve. Lefter Koka ka njoftuar largimin me anë të një statusi në rrjetet sociale.






Koka shprehet se sot është dita që rrugëtimin e tij politik ta vijojnë bashkëpunëtorët e tij që e bënë fitues për vite me radhë.  Ai thotë se Shqipëria sot është padyshim sot një vend më i mirë se dje.


Koka ishte renditur i shtati në listën e socialistëve në Durrës, ku arriti të grumbullojë 9609 vota. Me largimin e tij në Kuvend vjen Denis Deliu. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi largimin e Najada Çomos e cila ka zgjedhur ta mbajë bluzën e bardhë në Infektiv edhe për disa kohë për shkak të përhapjes së variantit Delta.







“2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë. Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë.




Lexo edhe :  Berisha iu kërkoi dorëheqjen, Bardhi dhe 4 nënkryetarët e PD: Nuk intimidohemi

Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël.



Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me rradhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!

Me këtë vendim timin, është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë. Së fundmi, mirënjohje të madhe për mundësinë , besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t’i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua! Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese që na përket të gjithëve”, shkruan Lefter Koka.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas