Aktualitet

Lefter Maliqi: Jemi 11 deputetë që do votojmë reformën zgjedhore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:58 - 09/07/20 |
mapo.al

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar të enjten pasdite për mediat se janë 11 deputetë të opozitës që do të votojnë “Pro” Marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.


Maliqi u shpreh se “jemi shumë të vonuar sa i përket Reformës Zgjedhore.” Mes të tjerash ai shtoi po ashtu se opozita në Kuvend nuk është e blerë nga kryeministri Edi Rama.


“I mbyturi i thotë popullit u mbyt. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar. Rama të votojë hapur, nuk ka nevojë për fshehtësi. Ai nuk e përçau dot opozitën reale”, tha ai.


Pro Marrëveshjes ka konfirmuar të jetë edhe deputeti Gjetan Gjetani.


“Jemi pro marrëveshjes. E siguroj Ramën dhe mazhorancën që janë votat. Marrëveshja ka marrë pëlqimin e BE dhe SHBA. Marrëveshja është arritur në ambasadën e SHBA-ve. Pra të gjithë janë pro marrëveshjes. Ndaj i bëj thirrje PS që të kalojë marrëveshjen në Komisionin e Ligjeve”, u shpreh Gjetani.

Tashmë, janë siguruar 84 votat që janë të nevojshme për t’u miratuar drafti për Reformën Zgjedhore.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas