Deputetët e rinj të larguar nga radhët e PD dhe LSI kanë bërë sot betimin në Parlament. Me nisjen e seancës plenare kreu i Parlamentit ka lexuar tekstin e betimit si kusht për marrjen e mandatit. Ajo që ra në sy ka qenë betimi i deputetit të Beratit, Lefter Maliqi i cili pati tha: “Betohem”, ka ngritur dy gishtat lart.
Ndërkohë që sot është betuar dhe deputeti demokrat i Kukësit, Alban Zeneli i cili mori mandatin e Flamur Nokës.
Ky i fundit ka rënë në sy pasi ishte i ulur në krah të Lefter Kokës, ish-ministrit të Mjedisit. Po sot ka marrë mandatin, Ligoraq Karamelo i PD, dhe deputetët e LSI-së, Elda Hoti, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni.