74 deputetët e Legës, kanë kaluar natën e kaluar në sallën e parlamentit dhe në Senat, duke nisur kështu protestën e tyre kundër qeverisë, në hapjen në siguri të Italisë dhe në konkretizimin e ndihmave ekonomike e financiare.
Janë prezent edhe Matteo Salvini dhe kapogrupet e të dy parlamentëve, që do të vazhdojnë në stafetë me parlamentarët e tjerë, pa bllokuar punimet e të dyja “dhomave”, në mënyrë që të përshpejtohen punimet në aprovimin e dekreteve për rihapjen e vendit sa më shpejt.
“Jemi këtu në emër të miliona italianëve që presin nga qeveria përgjigje konkrete për daljen në siguri, për kasën e integracione, për lekët e vërtetë për familjet dhe kompanitë, për të kërkuar llogari për lirimin e shumë mafjozëve në këto kohë”– deklaron Salvini në mediat sociale.