Aktualitet

“Legalizime në këmbim të votës” – PD tjetër padi në SPAK për Manastirliun














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:38 - 12/04/21 |
mapo.al

Albana Vokshi nga Partia Demokratike, denoncoi sërish ministren Ogerta Manastirliu në SPAK për çështjen e legalizimeve, sipas saj në këmbim të votave. Vokshi theksoi se ka dëshmi të banorëve për këtë krim zgjedhor të Ministres së Shëndetësisë tek njësia 9 në Tiranë





“Ogerta Manastirliu, Artan Lame, drejtues të zyrës së Kadastrës, janë vënë në shërbim të ketij krimi elektoral dhe korrupsioni zgjedhor. Askush nga këta që trajtojnë si leckë qytetarin për t’i blerë votën me legalizimin që u takon, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.”– tha Albana Vokshi.


Përpjekjet e paligjshme të qeverisë për blerjen e votës, Albana Vokshi i cilësoi si agoninë e pushtetit që meriton të largohet në 25 prill. Ajo tha se këto akte nuk janë ndryshimi që duan qytetarët.

“Kur Ogerta Manstirliu apo çdokush tjetër nga ky pushtet i kalbur prej korrupsionit ju troket në derë për t’ju shitur si nder diçka që ju takon me ligj, në këmbim të votës, ju duhet ta dini se në derë po ju troket dështimi për herë të tretë. Ajo që duhet të bëjmë është të mos ia hapim derën dështimit.



Braktiseni këtë pushtet të korruptuar, jo njerëzor, siç ju kanë braktisur keta për 8 vjet me radhë! Ndëshkojeni me votë! Këta duhet t’i çojmë në shtëpi në 25 prill dhe të hapim rrugën për t’i çuar para drejtësisë për çdo qindarkë që na kanë vjedhur.”– theksoi Albana Vokshi.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas