ALUIZNI publikon listat zyrtare sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave. Përfituesit i përkasin qyteteve: Tiranë, Kavajë, Durrës,Vlorë, Sarandë, Berat, Shkodër, Fier, Lushnjë, Elbasan, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Pogradec, Krujë
ALUIZNI nxjerr emrat e 1447 qytetarëve që u është miratuar kalimi i pronësisë. Qytetarët që do të pajisen me certifikatën e pronësisë i përkasin qyteteve, si: Tiranë, Kavajë, Durrës,Vlorë, Sarandë, Berat, Shkodër, Fier, Lushnjë, Elbasan, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Pogradec, Krujë. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Krahas kësaj, ALUIZNI ka publikuar edhe listën e pronarëve të trojeve të cilëve u është miratuar kompensimi. Në total, shuma e kompensimit për 205 përfituesit e miratuar sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave kap shifrën 101,235,575.4 lekë, ndërkohë që bashkë me këta janë bërë edhe korrigjimet e shpërblimeve për 93 pronarë. Pronarët që do të përfitojnë nga shpërblimi i përkasin qarqeve Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë dhe Berat. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi ka garantuar sërish se procesi i legalizimit do të përmbyllet brenda vitit 2013.( Listat i gjeni sot ne gazeten Mapo)
Kam dorzuar dok ne vitin 2005 per legalizim shtese anesore kati 2 ne pallat 58 Pogradec kane ardhur
te matin ne viti 2013 dhe aktualisht nuk disponoj nje certifikate legalizimi. Ju lutem mund te me ndihmoni ?
Faleminderit qe na jepni mundesine te shprehim mendimet tona.
Respekte R.Palla