ALUIZNI publikon sot listën e re me 2300 vetëdeklarues objektesh informale, dosjeve të të cilëve u është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor dhe janë bërë gati lejet e legalizimit. Siç ka bërë me dije edhe më parë, ALUIZNI është duke përpunuar dhe dhënë mesatarisht 2250 leje legalizimi në javë, pra 10 000 leje legalizimi në muaj. “Me këtë ritëm të fituar, të cilin shpresojmë dhe kemi bindjen se do e intensifikojmë, çdo ndërtues informal duhet të jetë i qetë dhe i sigurt se shumë shpejt do të jetë radha e tij për të parë emrin në gazetë dhe për të marrë lajmërimin e legalizimit të pronës së tij; do të jetë kjo mënyra e vetme dhe më e drejta e transparentja e komunikimit midis nesh”, – u shpreh drejtori i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi në njoftimin e djeshëm për median.( Emrat i gjeni sot ne Gazeten Mapo).