Agjencia e Legalizimeve publikoi dje emrat e 2300 vetëdeklaruesve të objekteve informale që pajisen me lejen e legalizimit. Drejtori i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi ftoi me këtë rast të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë duke intensifikuar shlyerjet e detyrimeve financiare dhe garantoi se falë përkushtimit profesional të administratës së ALUIZNI-t në gjithë Shqipërinë, brenda 48 orëve nga shlyerja e tyre, do të pajisen me lejen e legalizimit. ”Njoftojmë dhe ju sjellim në vëmendje të gjithë vetëdeklaruesve se moskryerja e detyrimeve financiare dhe ligjore brenda afateve do të detyrojë drejtoritë e ALUIZNI-t nëpër rrethe që këto aplikime të shqyrtohen vetëm në fund të procesit”, thuhet në deklaratën e ALUIZNI-t.( Listën e gjeni sot në gazetën Mapo)