Aktualitet

Legalizimet/ Lame: Audiopërgjimi? S’i heq asnjë presje, do e thoja sërish














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:17 - 06/08/21 |
mapo.al

Në muajin Prill të këtij gazetari investigative Artan Hoxha publikoi audio-përgjimin ku objekt ishte kreu i Kadastrës, Artan Lame, i cili dëgjohej duke folur për procesin legalizimin për ta përdorur si kartë fitoreje për PS-në.






Në një konferencë për media nga Vlora, Lames i është rikujtuar nga gazetarët audio-përgjimi i bërë publik përpara zgjedhjeve të 25 prillit.


Lame ka thënë që edhe sot nuk i heq një fjalë atij përgjimi, pra do të ripërsëriste të njëjtat kërkesa në këmbim të votave, thjesht e vetëm që ata qytetarë të mos shkonin te kundërshtarët politikë, me premtimin se do t’u legalizoheshin shtëpitë e ndërtuara në zona të palejuara.







“Aty jemi në vitin 2017, pas zgjedhjeve qendrore, dhe ne po diskutonim jo në nivelin e brendshëm por edhe me institucione të tjera. Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, nuk mund të thuash që nuk i legalizoj dhe shko e vrit veten. Këta njerëz në momentin që u thua këtë, bëhen mish për top për palën tjetër, domethënë ai që është në opozitë premton dhe hënën: qeveria nuk iu legalizon shtëpitë tuaja të ndershme, gjaku juaj, djersa juaj, ligji i parë që do të bëjmë do të jetë, ditën e parë do të merrni lejet e legalizimeve. Se ç’i plasi, e di që është në opozitë, pastaj kur të vijë flasim. Kam thënë është krim të legalizohet në zonë të mbrojtur, poshtë shtyllave të tensionit të lartë, sipër kanaleve, në Butrint e me radhë. Pra, thash është krim të legalizohet një pjesë e tyre. 




Jemi në 2017 aty. Ligji i ri në 2018 e trajton këtë. Ai përgjim u mbajt për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe e ruajtën, e nxorën. Dhe e dyta nuk u tha që është 2017. Nuk heq asnjë fjalë nga ai përgjim. Sapo ju thashë të njëjtën gjë”- tha Lame.



Kujtojmë se në audio-përgjim, Lame dëgjohej duke thënë, se legalizimet ishin një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat.

Konkretisht, ai iu shpjegon vartësve se janë 320 mijë aplikime për legalizim, nga të cilat 150 mijë janë mbyllur dhe kanë ngelur vetëm 170 mijë aplikime, prej të cilave, mund të legalizohen vetëm 60 mijë. Çfarë do të ndodhë me 120 mijë të tjerat?”

Ai iu thotë më tej vartësve se “këto 120 mijë objekte nuk mund të legalizohen për një sërë problematikash, por që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve”.

Një përgjigje negative për legalizimet, i çon ata në duart e Partisë Demokratike duke i shkaktuar humbje elektorale PS-së“, kishte thënë Lame në atë audiopërgjim.

1


Etiketa: ,

Pas