Friday, June 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Çuçi: Shtojmë kontrollin që të mos abuzojë askush

by us er1
22/04/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një takim ditën e sotme me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe drejtorët e policive të Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Durrësit e Korçës. Ministri tha pas mbledhjes për gazetarët se gjatë mbledhjes ishte bërë një analizë e plan-veprimit për 4-mujorin e parë të vitit.

Ndërkohë, u shpreh se fokusi në këtë periudhë lidhet me luftën kundër kultivimit të kanabisit, për të cilën beson se policia i ka tashmë mundësitë për ta minimizuar në “maksimume historike” këtë fenomen.

“Ne takohemi gjithmonë. Sot ishte për të bërë një analizë me Drejtorin e Përgjithshëm dhe me gjithë drejtorët e Shqipërisë, po themi qendrore rajonalë, qoftë shefash komisariatesh dhe bëjmë një analizë të plan-veprimit që kishim për 4-mujroin e parë dhe për të lënë detyrat për 4 mujorin e ardhshëm. Fokusi në këtë periudhë lidhet me luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe e bëmë të qartë edhe njëherë që këtu toleranca është zero. Besoj se policia tashmë ka të gjithë mundësinë, aftësinë dhe mënyrat për ta minimizuar në maksimume historike këtë fenomen negativ. Kështu që ishte një takim pune i zakonshëm siç ju thashë dhe besoj se përbën interes për publikun kjo gjë, por nuk është ndonjë takim i jashtëzakonshëm”, tha Çuçi.

Ministri i Brendshëm u shpreh për gazetarët se çështja e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore diskutohet edhe me strukturat. Megjithatë, ai u shpreh i prerë dhe tha se toleranca ndaj kultivimit të kanabisit të paligjshëm do të jetë zero dhe nuk ka të bëjë fare me legalizimin për qëllime mjekësore dhe industriale.

“Ka pasur dhe gjithmonë ka një tendencë për ta konfunduar disi iniciativën e qeverisë edhe pas marrjes së përgjigjeve nga Këshillimi Kombëtar në lidhje me legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale me kultivimin apo trafikimin për qëllimi përdorimi apo rekreative. Nuk kanë lidhje fare me njëra-tjetrën. Siç e kam përmendur në qëndrimet e mia publike, por edhe siç ia përmenda sot të gjitha strukturave sot që kjo nuk ka asnjë lidhje. Përkundrazi ne shtojmë forcat dhe kontrollin e territorit në mënyrë që të mos abuzojë askush qoftë i keqkuptuar, qoftë duke e përdorur si një mundësi për të krijuar një terren për të rritur kultivimin. Kjo gjë është shumë e qartë. Tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit të paligjshëm dhe nuk ka të bëjë fare me legalizimin për qëllime mjekësore dhe industriale”.

 

Tags: Bledi Çuçi

JU SUGJEROJME

Ngjarje e rëndë, 55-vjeçari tenton të ndalojë makinën, përfundon poshtë rrotave
Bota

Ngjarje e rëndë, 55-vjeçari tenton të ndalojë makinën, përfundon poshtë rrotave

16/06/2022
Metën dhe Berishën i bashkon Azerbajxhani
Kryesore

Metën dhe Berishën i bashkon Azerbajxhani

16/06/2022
Regjistrohen dy raste me linë e majmunëve në Greqi, pacientët mbahen në izolim
BE

Regjistrohen dy raste me linë e majmunëve në Greqi, pacientët mbahen në izolim

16/06/2022
Dëshmitë e Dumanit nuk duhen publikuar, reagon SPAK: Arsyeja e vendimit
Aktualitet

Dëshmitë e Dumanit nuk duhen publikuar, reagon SPAK: Arsyeja e vendimit

16/06/2022
Next Post
Video/ Flakët përfshijnë dy banesa në Korçë, njëra shkrumbohet

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Gramsh, digjen paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ngjarje e rëndë, 55-vjeçari tenton të ndalojë makinën, përfundon poshtë rrotave
  • SHIFRA E DITËS: 1 për qind e popullsisë sot në varfëri, si shpjegohet mrekullia e Kinës
  • Metën dhe Berishën i bashkon Azerbajxhani
  • Regjistrohen dy raste me linë e majmunëve në Greqi, pacientët mbahen në izolim
  • Dëshmitë e Dumanit nuk duhen publikuar, reagon SPAK: Arsyeja e vendimit



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In