Kryesore

Legalizimi i kanabisit/ Reagon BE: S’kemi lidhje me hartimin e draftit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:13 - 09/05/20 |
mapo.al

Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian thotë se nuk është e përfshirë në hartimin e projekt raporteve për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.


Në një reagim në Twitter, zyra e BE shkruan:


“Pas disa kërkesave për media, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.”


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shumë shpejt do të jetë gati drafti për kultivimin e kanabisit për arsye mjekësore.


Në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Rama tha se për këtë draft janë kryer konsultime me ekspertë të huaj e vendas.

LEXO EDHE: 

E konfirmon Rama: Në Shqipëri do legalizohet kanabisi


Etiketa: , ,

Pas