Aktualitet

Legalizimi i kanabisit/ Shehu: Italia e përdor për shkencë, këtu komandojnë grupet kriminale





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:11 - 09/05/20 |
mapo.al

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu e konsideron legalizimin e mundshëm të kanabizit siç dhe ka në plan kryeministri si kthim në një ”Republike kanabisi”.


Shehu thotë se edhe Italia e përdor vetëm për kërkimet shkencore kurse ky proces nëse hapet në Shqipëri, një vend ku komandojnë grupe kriminale atëhere kërcënimi do të ishte i madh dhe trafiqet do të lulëzonin.


Por Shehu i kërkon Ramës të tregojë kush janë specialistët me të cilët është konsultuar pasi institucionet e BE u distancuan.


Reagimi
Kanabisi “mjekesor”, gjethja e “fikut” per “Republiken e Kanabisit!
Kryeministri e permendi perseri sot kete duke tentuar te involvoje edhe institucionet e BE, te cilat i falenderoj per distancimin e qarte qe shpejt deklaruan.


Ne keto kushte Kryeministri duhet te na thote kush jane “specialistet” e huaj me cilin eshte keshilluar, qe sic duket i perputhen interesat (se ata ketu i dime se kush jane).
E degjuam kete “perkufizim” me 2015 nga po “specialiste”, perfundimin e pame te gjithe: kanabizimi i vendit, forcimi ekstrem i krimit, kriminalizimi i institucioneve e perfshirja e plote e tyre, trafiqe, terrorizimi i fshatareve, me masakrimin e procesit te votimit me 2017!

Dhe sot kemi nje “deja vue”, fotokopje te cfare ndodhi me pasoja katastrofale per rendin, ekonomine, demokracine e ketij vendi, pikerisht kur po afrohen zgjedhjet.

Se pari duhet te kemi te qarte se perdorimi mjekesor i kanabisit eshte eksperimental, psh Italia e ben vetem per kerkim shkencor ne sasi shume te vogla, te deleguar ushtrise e pa asnje peshe ekonomike.

Ne Shqiperine tone ku grupet kriminale komandojne te hapesh nje proces te tille do te thote te na kthesh ne “Republiken e kanabisit”.

Une po ju paralajmeroj, rreziku qe na kercenon eshte i madh, tymi i tij do te kundermoje kudo, krimi e trafiqet do te lulezojne, por jo vetem, edhe ekonomia do te goditet rende, per te mos folur per demokracine.


Etiketa: ,

Pas