Aktualitet

Legjenda e boksit me doping, ja si Mike Tyson mashtroi me analizat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:17 - 09/08/19 |
mapo.al

Mike Tyson nuk i ka zhgënjyer asnjëherë tifozët duke i befasuar me veprimet e tij, qofshin ato në ringun e boksit ku impresiononte me egërsinë përtej limitit, ashtu edhe në intervista televizive.






Në një të tillë së fundmi, “Majku i hekurt”, siç e kanë pagëzuar mediat prej dekadash, ka pranuar se ka mashtruar në jo pak raste autoritetet e kontrolleve antidoping.


“Kam përdorur urinën e fëmijëve të mi për të mos u zbuluar në testet antidoping. Si e bëja këtë? Më ndihmonte gjithmonë stafi mjekësor dhe në momentet e provës, çdo kontrollor nuk preferonte të më vështronte duke më dhënë mundësinë të përdorja këtë truk në teste”, ka thënë ai.







Michael Gerard Tyson i lindur në 30 qershor 1966 dominoi për shumë vite ringun profesionist. Tifozët ende kujtojnë veprimet e tij kafshërore në një ndeshje të vetme kundër Evander Holifild-it, që u privua nga një pjesë e veshit gjatë një dyluftimi që kaloi çdo limit.




1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas