Aktorja e njohur Doris Day, e cila ndërroi jetë të hënën nga sëmundja e pneumonisë, duket se ia ka lënë të gjithë pasurinë kafshëve të saj. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për një trashëgimi prej 200 milionë dollarësh.
Aktorja jetonte gjatë dekadave të fundit e vetme në një shtëpi të izoluar, e mbikqyrur e gjitha nga kamerat dhe roje të armatosura, që patrullonin 24 orë në ditë. Doris Day nuk doli në publik për një kohë të gjatë, derisa u shfaq në ballkon për 97 vjetorin e lindjes, të cilën e festoi gjatë javë më parë.
Dashuria e madhe e Doris Day për kafshët lindi në moshën 15-vjeçare, pas një dëmtimi të rëndë të këmbës nga një aksident. Ishte qeni i saj Tiny që e ndihmoi atë për t’u rimëkëmbur. Që atëherë, ajo u angazhua me dashuri ndaj qenve, maceve dhe kuajve. Aktorja e Hollivudit themeloi në vitin 1978 “Doris Day Pet Foundation”.