ShowBizz

Legjenda e NBA: Shpenzova brenda orës 1 milion dollarë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:15 - 30/10/20 |
mapo.al

Shaquille O’Neal, legjenda e Los Angeles Lakers dhe fitues 4 herë i unazës së kampionit, u ka bërë thirrje të rinjve që të jenë të matur në shpenzime dhe të mos bëjnë gabimet që ka bërë ai.


Ish-basketbollisti i skuadrës kaliforniane pranoi se nuk kishte dijeni mbi financat kur nisi karrierën profesioniste:


Pasi mora rrogën e parë, shpenzova brenda orës 1 milion dollarë. Bleva disa makina luksoze, bizhuteri dhe një biletë për Las Vegas.



O’Neal tregon se si personi që merrej me financat e uli me këmbë në tokë: Më tha se nëse do të vazhdoja me shpenzime, do të falimentoja.


Nuk i merrja fare parasysh taksat dhe gjëra të tilla, duke shpenzuar më shumë sesa mund t’ia lejoja vetes.



Etiketa: ,

Pas