Aktualitet

Lehtësimi i masave/ Manastirliu: 5 rregullat që duhen respektuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:32 - 11/05/20 |
mapo.al

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pas lehtësimit të masave që do të nisin nga dita e sotme.


Manastirliu thotë se është shumë e rëndësishme të ruajmë veten dhe të tjerët, teksa ka publikuar edhe disa rregulla që duhet të ketë parasysh secili prej nesh.


“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e Covid 19”, shkruan Manastirliu.


Rregullat e publikuara nga ministrja


-Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundemi

-Nëse keni mundësi punoni nga shtëpia

-Kufizoni kontaktet me personat e tjerë

-Kur dilni ruani distancën për të paktën 1.5 metrash

-Lani rregullisht duart


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas