Aktualitet

Lehtësimi i masave, Rama: Sot nis puna në disa kantiere në vend





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 02/04/20 |
mapo.al

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të shihet me kujdes ndonjë lehtësim me pikatore i masave të shtetrrethimit. Sot Rama ka dhënë lajmin e rifillimit të punës në disa kantiere në vend.


Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se “kantierët rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit”.


Postimi në Facebook
🟢 KANTIERET RIFILLOJNË ME PIKATORE NË ZONAT RURALE TË ELBASANIT, LUSHNJËS, SHKODRËS, KONISPOL, BORSH, FUSHË-KRUJË, FIER, DUKE GARANTUAR RREGULLIN E DISTANCËS SË SIGURTË PËR PUNONJËSIT


🔴 EKONOMIA E LUFTËS DO TË VIHET ME HAPA SHUMË TË MATUR NË LËVIZJE, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË VENDE PUNE NËN BOMBARDIM DHE FRYMËMARRJEN JETIKE NË SHTËPINË TONË TË PËRBASHKËT


🔴 DO TË VAZHDOJMË TË MBROHEMI SHUMË FORT, DUKE ORGANIZUAR KUNDËRSULME NË PIKA NEVRALGJIKE PËR TË SIGURUAR RRUGËT E FRYMËMARRJES NË MUAJT E ARDHSHËM

DURIM DHE BESIM, SI NJË TRUP I VETËM🇦🇱


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas