Moderatorja e sportit, Lei Kraja ka bërë me dije së fundmi se s’do ta kishte aspak problem nëse bashkëshorti i ardhshëm do të kishte pas krahëve një martesë të dështuar dhe fëmijë.
E ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, Kraja u shpreh megjithatë se numri i fëmijëve të tij nuk mund të jetë kurrsesi 4. “Maksimumi 2”-tha moderatorja.
Lei Kraja, e cila u krahasua nga moderatorja Bieta Sulo me partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo, u shpreh përgjatë emisionit se do t’i pëlqente shumë nëse do ta krahasonin me ishin e tij, supermodelen Irina Shayk.