ShowBizz

Lei Kraja tregon publikisht ndërhyrjen që do të bëjë në fytyrën e saj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:00 - 03/06/20 |
mapo.al

Lei Kraja është një prej vajzave më të bukura të ekranit, por si të gjithë edhe ajo ka pasiguri apo gjëra që do të donte t’i ndryshonte në pamjen e saj. E ftuar në “Ftesë në 5”, Lei foli rreth ndërhyrjeve estetike, duke konfirmuar se s’ka bërë asnjë operacion plastik, megjithatë pranoi se në të ardhmen do të bëjë.


Madje, Lei e ka të qartë se çfarë do të bëjë. Bëhet fjalë për diçka që e ka pasur fiksim që e vogël.


Gjithmonë e kam shprehur atë gjë që dua të bëj dhe është tërheqja e syrit. Kur kam qenë e vogël, githmonë i tërhiqja sytë me llastik dhe tani më kanë rënë. Më thoshin: Kujdes se do të bien! Dhe tani që më kanë rënë pak, atë dua të bëj. E kam thënë haptazi që do ta bëj”, -është shprehur ajo.



Kështu që, mos u çudisni kur të vini re ndonjë ndryshim në fytyrën e moderatores.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas