Në “Estadio Jose Alvalade” të Lisbonës u luajt sfida çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe Atletico Madrid.
Leipzig bën surprizën e madhe, duke fituar 2-1 dhe kalon për herë të parë në historinë e tij në gjysmëfinalet e Champions League. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 51-të gjermanët kalojnë në avantazh me golin e shënuar me kokë nga Olmo.
FT RB Leipzig 2-1 Atletico Madrid
Tyler Adams’ late winner sends the German side to their first-ever Champions League semi-final! 🥳#UCL heartbreak once again for Atletico 💔#bbcfootball #RBLAtleti
— KING7 🇬🇧 (@___KING7) August 13, 2020
Atletico reagon dhe fiton një penallti në minutën e 71-të, e cila shndërrohet në gol nga Joao Felix, duke barazuar rezultatin 1-1.
Por, në një aksion model, në minutën 88-të Adams shënon golin e fitores për gjermanët, të cilët do të përballen në gjysmëfinale me PSG-në.